-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi mbledh grupin në selinë e PD-së: U bashkuam, tani të rrëzojmë Ramën

Kryesoret

Për herë të parë pas përçarjes, Gazment Bardhi në orën 15:00 të ditës së sotme mblodhi grupin e deputetëve në selinë e PD-së, pa Sali Berishën që ndodhet në arrest shtëpie. Bardhi tha se qëndrimet nuk i ka ndryshuar, por i bashkon diversiteti dhe nevoja për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Me kauzën e bashkimit në duar, tani, deputeti demokrat tha se do të dalin në bazë.

“Dy vitet e fundit, ne në PD hyjmë në një rrugë që solli mosbesim, konflikt dhe përçarje mes demokratëve që vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e PD-së. Kjo situatë po ndodhte teksa Shqipëria humbte nga një tullë në themelet e brishta. Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin të humbasë edhe opozitën. Për më shumë se një vit me disa kolegë brenda grupit kemi bërë përpjekje të sinqerta për t’u rikthyer demokratëve shpresën tek PD. Jam i bindur se sot, kur grupi kthehet i bashkuar në shtëpinë e vet, kjo është një ditë e mirë për demokratët, opozitën dhe Shqipërinë.

Ne sot jemi më mirë se një vit më parë, nuk luftojmë për ekzistencë por përballemi me diversion që është i shumëllojshëm. Kam bindjen se do ia dalim për të kapërcyer pengesat, duke punuar këtu në seli, grupin parlamentar dhe në cdo lagje. Bashkimi është forcë, është e vetmja rrugë për një mendje racionale. PD me aktin e bashkimit i kthen dritën vetes dhe nga sot t’u kthejë shpresën shqiptarëve. do të jemi në cdo cep të Shqipërisë. Jo më përçarje dhe jo më konflikt. Është i mirëpritur cilido që të flasë mbi ide dhe parime. Ne jemi të bashkuar në diversitet duke ruajtur secili qëndrimet tona. Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ata që na kanë ndarë. Një parti e fortë duhet t’i përfshirë të gjitha flukset. PD ka nevojë për hapje reale. Të korrigjojë veten.

Ne besojmë te aleatët tanë strategjikë dhe se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur. Ne nuk jemi në luftë me drejtësinë, do ta nxisim që të zbatojë ligjin, por do të themi të vërtetën kur peshorja disbalancohet nga ndërhyrjet politike. Lufta jonë është pa kompromis për të larguar Edi Ramën. Ne duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze. Nga sot ne do të jemi me demokratët dhe cdo shqiptar që kërkon ndryshim. Do i ftojmë të bashkohen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit