-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden kërkon ndërprerjen e luftës në Gaza për 3 javë

Kryesoret

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë.

Zoti Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e Bardhë që prekën një numër çështjesh, përfshirë një ofensivë të pritshme izraelite nga toka në Gazën jugore dhe rrezikun e një fatkeqësie humanitare mes civilëve palestinezë.

Presidenti Biden, i cili ka shfaqur pakënaqësi në rritje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me ofensivën në Gazë, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët në rajon për një marrëveshje për ndaljen e luftimeve për të lejuar lirimin e pengjeve të Gazës dhe rrjedhën në rritje të ndihmës humanitare.

Marrëveshja do të parashikonte një pauzë në luftime prej të paktën gjashtë javësh, “gjatë të cilave mund të punohet për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme,” tha zoti Biden.

Mbreti Abdullah ripërsëriti thirrjen për një armëpushim të gjerë.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ai. “Kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm tani. Kjo luftë duhet të përfundojë.”

Presidenti Biden ka intensifikuar thirrjet që Izraeli të mos ndërmarrë një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa një plan për të mbrojtur civilët palestinezë.

Zoti Biden foli me kryeministrin Netanyahu të dielën dhe Shtëpia e Bardhë tha se ai theksoi se “nuk duhet të ndërmerret një operacion ushtarak në Rafah pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për më shumë se një milion njerëz të strehuar atje”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit