Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 në administratën publike është gjithsej 1 183. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i qeverisë dhe detajet mbi të cilat do të kryhet rekrutimi, si dhe institucionet ku planifikohet të kryhet punësimi.
Sipas vendimit, nr 62, të datës 7 shkurt 2024, “numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 është gjithsej 1183, të ndara sipas kategorive. Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 6 vende, për kategorinë e mesme drejtuese 92, për kategorinë e ulët drejtuese 217, për kategorinë ekzekutive 868.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e zbardhur në Fletoren Zyrtare.
Lista e institucioneve të administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2024
1.Kryeministria dhe institucionet në varësi të saj;
2.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
3.Sistemi i ministrisë së Brendshme;
4.Sistemi i ministrisë së Mbrojtjes;
5.Sistemi i ministrisë së Financave;
6.Sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
7.Sistemi i ministrisë së Drejtësisë;
8.Sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
9.Sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
10.Sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;
11.Sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;