Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat sulmoi ashpër qeverinë Rama për korrupsion. Ai tha se shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se kudo tjetër.
“Korrupsioni është pjesë e axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit të Qeverisë që premtoi 300 mijë vende të reja pune por detyroi mbi 700 mijë shqiptarë të ikin nga sytë-këmbët nga vendi më i varfër i rajonit, por me koston më të shtrenjtë të jetesës.
Është korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri, me paga dhe pensione qesharake, me të cilat nuk përballohen dot taksat dhe çmimet stratosferike të ushqimeve dhe barnave.
Ndërsa i pyetur nëse do ti bashkohet protestës së opozitës së bashkuar në 20 shkurt, Meta dha këtë përgjigje: “PL ka qenë dhe do jetë në mbështetje të protestave qytetare, në mbrojtje të demokracisë që kërkojnë ti japin zë të gjithë shqiptarëve të cilët po vuajnë pasojat e kësaj narkodiktature”.