-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sibela, misteri dhe dyshimet/ Flet psikologia: Efekt domino! Ja si mund t’i parandalojmë

Kryesoret

Dy ditë më parë Sibela Abedini 27-vjeçe i dha fund jetës në Kamëz. Një ditë më parë u arrestua Altin Çoku, që akuzohet se e shtyu drejt fundit tragjik. Familja, nëna e 27-vjeçares akuzoi se 39-vjeçari e kërcënonte vajzën e tij. Në kushtet e rënda psikologjike, nëna e së ndjerës dha se e bija i la amanet vëllait vajzën dhe i dha fund jetës.

Por çfarë po ndodh me familjen shqiptare, sa ndikojnë rrjetet sociale në rritjen e depresionit dhe vetëvrasjeve? Cilat janë shenjat që tregojnë gjendjen depresive për të ndihmuar një person? Për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve zhvilluam një bisedë me psikologen Eriona Hoxha në një lidhje me “skype” e cila bëri një analizë të plotë të shkaqeve dhe si mund të parandalohen.

Kjo ngjan pak si efekt domino. Ne duke parë kaq shumë ngjarje që lidhen me vetëvrasjet, duket sikur ku ngacmojmë një rast vazhdojnë të përsëriten raste të tjera dhe të mos na duket kaq e pamundur marrja e jetës, e dëmtimit vetë të vetes. Është shumë e vështirë në familjen shqiptare të menaxhohen këto situata që duken të reja. Deri dje, këto shantazhe kanë qenë reale, ballazi, tani po na futet pjesa e kibernetikës.

Kjo do të thotë se terreni që shikohet gjithë kjo vështirësi e madhe që vendoset personi të jetë me përmasa shumë herë më të mëdha, të paimagjinueshme. I ndaluari për këtë rast, ai në këndvështrimin tim si psikologe klinike, ka pasur dijeni për veprimin që do të bënte vajza. Elementët e divorcit e kanë ngarkuar më shumë vajzën. Sa ka qenë e nxitur do ta shikojmë nga hetimet. Personat që kanë pasur dijeni kanë qenë duke kryer një vepër penale me apo pa dijeninë e tyre ligji duhet zbatuar. Ai vetëdeklaron se është me probleme të shëndetit mendor” tha Hoxha për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit