-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediu te ‘5Pyetjet.al’: Shqipëria e rrezikuar nga kërcënimi i Trumpit

Kryesoret

Sekretari amerikan i shtetit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë në 15 Shkurt, por çfarë presim nga kjo vizitë dhe çfarë mund të diskutohet përtej asaj që thuhet në media? Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një intervistë për “5Pyetjet.al” thotë se Ballkani mund të jetë një tjetër vatër konflikti.

Vizita është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet parë në një plan të interesit kombëtar. Amerikanët janë partnerë me shqiptarët dhe nuk duhet manipuluar për interesa politike. Situata në rajonin e Ballkanit është e komplikuar, pretendohet se Ballkani mund të jetë një tjetër vatër konflikti.

Deklaruar edhe nga vetë Presidenti Biden. Sekretari i NATO-s dhe kryetari i këshillit ushtarak që janë dhënë alarmin e zgjerimit të konfliktit. Provokimet në veri të Kosovës, shpenzimet që bën Serbia me qëllime ofensive. Situata në Bosnje, situata në Malin e Zi, ku kemi një qeverisje pro-ruse, dhe situata në Maqedoni para zgjedhjeve. Ka një interes të shtuar të DASH-it”.

Por çfarë mund të kërkojë Shqipëria nga kjo vizitë? “Dimensioni ekonomik u ka munguar marrëdhënieve tona që ka rëndësi të madhe nga pikëpamja e sigurisë. Shqipëria është treg i vogël dhe kompanitë amerikane e shikojnë si treg të vogël. Por nëse do të ketë një rol koordinues në Ballkan në industrinë ushtarake për njësimin e mjeteve dhe armatimeve ushtarake në përputhje me industrinë amerikane do të ishte një gjë interesante”.

Por a mund të jetë pjesë e diskutimit çështja e refugjatëve palestinezë? “Unë nuk mendoj se është gjë reale pasi vendet rreth Palestinës janë myslimane dhe vende arabe që kanë mirëpritur dhe mirëpresin…Jordania pjesën më të madhe të popullsisë e ka palestineze.

Nuk mendoj se Shqipëria ka diçka për të ofruar he ne nuk flasim për numra të kufizuar, por jashtëzakonisht të mëdhenj. Nëse do të ketë një valë të madhe kjo do të ndjekë të gjitha rrugët e caktuara pastaj për të shkuar drejt Europës që do të kthehet në një problem për të gjithë Europën”.

Komentet e Donald Trumpit, kandidati kryesor për të siguruar nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të këtij viti se nëse fiton, do të lejonte Rusinë t’u bënte “çfarë të donte shteteve të NATO-s që nuk kanë paguar 2 për qind të buxhetit të tyre për mbrojtjen”, ngjallën shqetësim mes vendeve anëtare të aleancës, që SHBA-në e sheh si boshtin e mbështetjes së saj.

Por a e kap kjo Shqipërinë, në çfarë niveli jemi ne me investimet? “Na kap patjetër, sepse nuk e kemi 2%, por ajo që duhet të bëjmë më mirë, ne nuk e kemi problemin sa investojmë por për cfarë dhe sa të qëndrueshme janë këto investime.

Trump ka një qëndrim më të zbutur se të parin në raport me NATO-n. Më parë tha se NATO është e pavlefshme tani ka thënë se cili duhet të paguajë dhe secili duhet të paguajë. 2%, shteti nuk ia paguan NATO-s por janë investime që çdo shtet bën në strukturën e vet mbrojtëse” tha Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit