-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK njoftoi akuzat ndaj tij, reagon mjeku Edvin Prifti: Burgosja ime e porositur nga politika

Kryesoret

Mjeku Edvin Prifti ka reaguar pasi SPAK njoftoj akuzat ndaj tij për korrupsion dhe pastrim parash. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Prifti i quan akuzat e SPAK njëra më të rënda se tjetra dhe sipas tij kompletë të pa baza.

Mjeku shprehet se: “Ne asnje rast Spak nuk verteton se nga cili “aktivitet i dyshuar” vjne keto fonde detyre e padiskutueshme e tyre dhe nuk mjafton kjo, por mesazhe ne telefon dhe dokumente ne excel ne kompjuterin tim ku vertetohet pagesa cash nga spitale private”, duke i quajtur këto akuza të pavërteta dhe vjedhje në emër të shtetit.

Në lidhje me akuzat për korrupsion Prifti jep shpjegimin se gjatë karrierës së tij ai ka operuar 7300 shqiptare nga zemra dhe ka vizituar me dhjetra mijëra të tjerë.

“Pra secili prej ketyre 7 rasteve ku ne 4 prej tyre fatkeqesisht ka ndodhur vdekja e pacientit dhe eshte e kuptueshme qe dhimbja kthehet ne hakmarrje dhe me pas ne manipulim, asnje prej tyre nuk eshte i akuzuar per korrupsion aktiv” shprehet Prifti.

“Pra ishte politika qe kishte nevoje per krematoriumet dhe holokaustin. Une fola i pari per pandemine dhe po marr shperblimin, por edhe nese nje jete eshte shpetuar nga kontributi im i vogel, do te isha i lumtur! Pertej cdo gjeje kjo eshte detyra ime! Une bera per vendin dhe popullin tim aq sa munda! Te pakten shqiptaret nuk marrin me rrugen per tu operuar ne Stamboll apo gjetiu por e bejne ne vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!” shkruan ai në rrjetin e tij “Facebook”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit