Mbrëmjen e sotme Champions League po dhuron dy përballje teje të forta.
Në Olimpico të Romës, Lazio po përballet me Bayern Munich, ndërsa në “Parc de Princ”, Parisi luan kundër Real Sociedadit.
Ndonëse ritmi në dy përballjet ka qenë mjaftueshëm i lart goli ende nuk ka ardhur, të paktën në 45 minutat e para.
Lazio po tregon një mbrojtje të “hekurt” përball Bavarezëve duke kërkuar më shumë kundërsulmet, me gjermanët që qëndrojnë në kontroll të topit.
Në Francë PSG dhe Sociedad dhuruan ndoshta diçka më shumë, lojë e shpejtë me spanjollët që patën rastin më të mirë për të kaluar në avantazh, ndërsa Parisi kërkon me ngulm shkëndijën e Kylian Mbappe