-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kurti bëri autogol”, profesori amerikan kritikon edhe Biden për Kosovën

Kryesoret

Albin Kurti kishte gjithë shanset që ta shfrytëzonte momentin ku e hodhi vetë Serbia me sulmet në Banjskë dhe në vend që të bënte “gol me portën bosh”, ai bën “autogol në portën e vet.

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, në një intervistë ekskluzive për A2CNN ka bërë një analizë të thellë të momentit ku ndodhet rajoni dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Gjithashtu, profesori i njohur e ka lidhur vizitën e Blinkenit në Tiranë me një rrëshkitje të pushtetit në autokraci në disa vende të Ballkanit pikërisht tani që bota ka nevojë për demokraci.

Edward P. Joseph: Pse duhet t’ia jepni presidentit Vuçiç këtë mundësi? Pse duhej ta bënit këtë kur gjërat po lëviznin në drejtimin e duhur? Pse duhej të ndodhte kjo kur serbët po marrin pjesë në zgjedhje për komunat në veri dhe në një kohë kur ka presion të madh për zgjedhjet në Serbi nga Parlamenti Europian.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për këtë kritika, Vuçiç sjell në vëmendje çështjen e sigurisë, duke lëshuar kritika ndaj Kosovës dhe pretenduar dhe vepruar sikur presidenti Vuçiç është mbrojtësi më i madh i serbëve “të gjorë” të Kosovës. Nuk mund ta them me fjalë se sa gabim i rëndë është ky. Është një autogol në portën e Kosovës. Kjo është të shënosh një autogol në portën tënde kur ke mundësinë të shënosh.”

 

Ndiqni KËTU intervistën e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit