Një 74-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Nju Jork pasi u godit nga një tullë në kokë teksa po pastronte borën para hyrjes së shtëpisë së saj.
Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e rënies së tullës dhe plagosjes me vdekje të 74-vjeçares, Dale Singer.
Sipas një fqinji të gruas, ajo jetonte në një apartament në pallat me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.
Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje e gjetën 74-vjeçaren pa ndjenja dhe një ambulancë e dërgoi në spital në gjendje kritike për jetën.
Për fat të keq gruaja nuk mundi të duronte plagëve të marra dhe humbi jetën.