Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe do të takojë në orën 14:00 presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Po ashtu Michel ka planifikuar edhe dy takime të tjera, në orën 11:00 më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferrin si dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.
Ky takim vjen disa ditë para mbajtjes së Samitit të Ukrainës dhe fokusi do të jetë integrimi i rajonit.
Gjatë vizitës, në Bruksel kryeministri Rama do të takohet edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.