Tronditet Italia. Vrasje e dyfishtë Në ditën e të dashuruarve. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish-të dashurës së tij.
46-vjeçarja Nicoletta Zomparelli dhe e bija e saj 19 vjeçe Renée Amato nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi.
Financieri nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte ti merrte jetën 22-vjeçares, e cila është fshehur në tualet ku ka qëndruar deri në mbërritjen e policisë që e ka gjetur në gjendje shoku, shkruan TGCom.