Koreografi i njohur Albi Nako gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Vip ka rrëfyer dëshirën e tij për tu bërë baba.
Teksa bisedonte me banorët ai u shpreh se dëshiron që prindërit e tij t’i bëjë gjyshër sa më shpejt.
“Prindërit kanë djalin e tyre dhe kanë të drejtë të trashëgojnë nipër e mbesa.
E vuaj, momenti duhet të vijë patjetër sa më shpejt, për mua dhe për ata të dy sa i kam në këtë jetë. E ndjej dhimbjen e tyre, jam shumë i lidhur me prindërit”, tha Albi Nako.