-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Taravari shpall kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Kreu i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari ka shpallur këtë të enjte kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Taravari bëhet kështu politikani i parë i cili shpall zyrtarisht kandidaturën për president.
Gjatë një deklarate për mediat ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke u shprehur se tashmë në Maqedonin e Veriut ka ardhur koha të jetë një president shqiptar.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardh koha që të ketë një president shqiptar por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit