Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nëpërmjet një mesazhi në X ka falenderuar ambasadën e SHBA në Tiranë për punë e rëndësishme që ka bërë duke nisur nga mbështetja e reformës në drejtësi. Blinken gjithashtu vlerëson edhe forcimin e partneriteteve ushtarake mes vendeve.
Thank you @USEmbassyTirana for your important work on key priorities, from helping resettle thousands of Afghan allies to supporting Albania’s justice reform and strengthening our military partnerships. pic.twitter.com/urx0PfGZvW
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
“Faleminderit @USEmbassyTirana për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë te mbështetja e reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në platformën X.
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Blinken mbërriti në Tiranë në orët e para të mëngjesit, ku edhe ka zhvilluar takime të rëndësishme.