-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Blinken bën “bujë” në mediat e huaja: Pse shkoi në Shqipëri?

Kryesoret

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Shqipëri ka bërë “bujë” në mediat ndërkombëtare.

Vizita e Blinken shihet si një hap për të forcuar marrëdhëniet mes dy palëve. Sipas mediave ndërkombëtare, Shqipëria shihet si një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton Shqipërinë të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të plotë të Rusisë.

Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të fokusohet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor pasi Shqipëria dhe disa fqinjë kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë. Uashingtoni ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE” shkruan abcnews.go

Ndërkohë edhe “AP” ka raportuar mbi vizitën e Blinken në Shqipëri, ndërsa thekson se pjesë e dikutimeve janë edhe tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Shqipëri të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit të plotë të Rusisë.

Tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi mund të trajtohen gjatë vizitës së Blinken. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet e tyre kanë pasur përparim të ngadaltë, ndërsa incidentet e rastësishme të dhunshme kanë nxitur frikën e destabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e fundit të Kosovës për dinarin si monedhë në komunat e saj me shumicë serbe’, shkuan AP.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit