Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një makinë tip “benz” në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën ndarëse të rrugës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit, njihet si persona problematik, pasi vetëm një muaj më parë ka pasur penalizim nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.