Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët që parashikon hapjen e dy qendrave në territorin shqiptar, për të mirëpritur 3000 emigrantë. Pakti mori 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim, sipas mediave italiane.