AC Milan futi një këmbë në 1/16 e UEFA Europa League me një fitore komode 3-0 ndaj Rennes në San Siro.
Gjithçka ishte perfektë nga djemtë e Stefano Piolit, Loftus Cheek gjeti avantazhin që në pjesën e parë dhe do ishte sërish ai që dyfishoi shifrat në startimin e të dytës.
Për të thelluar shifrat edhe më shumë mendoi Leao, në të 50-tën. Mysafirët francez e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre dhe hasën mjaft pengesa. Për Milanin kualifikimi është thjeshtë formalitet, me Europa League që mbetet objektiv i klubit. Surprizë në Portugali, ku Braga pësoi disfatë 2-4 ndaj Qarabag, ndërsa Benfica-Toulouse përfundoi 1-1.
Në Conference League, Ajax u imponua në shtëpi me shifrat 1-2 ndaj Bodo/Glimt.