-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet vëllai i Ibrahim Licit: Nuk është arrestuar por kërkoi azil

Kryesoret

Vëllai i Ibrahim Licit ka deklaruar se 31-vjeçari nuk është arrestuar nga policia turke por është vetëdorëzuar për të kërkuar azil pasi i rrezikohej jeta në Shqipëri.

“Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi.

Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh.

Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaroi Hamza Lici nga Turqia.

Sipas policisë, 31-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës u arrestua në kuadër të operacionit “Jehona”, që u zhvillua nga autoritetet turke, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endrit Mustafa.

Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, policia jep njoftimin zyrtar: Do ekstradohet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit