Sekretari Amerikan i shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në Tiranë. Ai do të pritet rreth orës 11:00 në aeroportin e Rinasit nga një ceremoni zyrtare nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Sipas DASH janë parashikuar disa takime me disa nga krerët e shtetit, takimi më i rëndësishëm do të zhvillohet me kryeministrin Edi Rama.
Përveç diskutimeve me dyer të mbyllura, Antony Blinken dhe Edi Rama do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp , ku me interes pritet mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.
Në agjendë është parashikuar një takim i shkurtër i Antony Blinken me Bajram Begaj në Presidencë.