Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me delegacionit dhe firmosjes së marrëveshjeve me ministrin Igli Hasani dolën në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi vizitën referuar trazirave dhe vatrave të luftës në botë.
“Jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar për ekuilibrat e botës ku jetojmë dhe ngarkesën e posaçme të ngarkesës suaj dhe fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme që të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë dhe vlerësimit që ju i bëni dhe këtij rajoni. Keqardhje që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih ju zgjodhët ushqimin jo edhe aq të shijshëm gjerman. Por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati” tha ai.