Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Blinken u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa rrugë të Tiranës janë bllokuar.
DASH ka publikuar dhe axhendën e Blinken, i cili do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kreun e qeverisë Edi Rama, por edhe drejtues të sistemit të drejtësisë.
Por për se vjen kjo vizitë tani, cilat janë mesazhet që do të përcjellë zoti Blinken, a përfiton qeveria dhe a e fundos totalisht opozitën?
Mesazhet për Kosovën, stabiliteti në Ballkan dhe për gjithçka tjetër zhvilluam një bisedë me Ledion Krisafin, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri, i cili zbërtheu këtë vizitë 8 orëshe të zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë.