Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë duket se do të jetë e njëjtë me të kaluarat. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, sot ka vendosur për të shkuar në seancë Lulzim Basha. Në momentin që u fut brenda nuk pranoi që të flasë shumë për vizitën e Blinken dhe shmangien e opozitës.
“Sot është koha që shqiptarët të mos të përtypin “cic micet” e ditës që do i ushqejë me lopatë kryeministri. Kjo vizitë sinjalizon fuqinë e marrëdhënieve të SHBA-s ëme Shqipërinë, kombin, vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën dhe aspiratat tona” tha ai.