Me përfundimin e konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama nga Kryeministria, ka përfunduar dhe vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë.
Një vizitë e cila filloj që prej orës 11:00 të ditës së sotme, Blinken u prit fillimisht nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Kjo ishte vizita e parë në vendin tonë e Sekretarit Blinken.
Më pas një takim prej 15 minutash me presidentin Bajram Begaj, për të lëvizur më pas drejt Piramidës. Ku zhvilloi një takim me 100 të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programi amerikan për arsimin dhe kulturën. Gjithashtu një takim me kreun e SPAK Altin Dumanin.
Vlerësime nga Sekretari Blinken mori dhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku veçoi tre çështje kryesore për Shqipërinë.
Ndërsa në mbyllje ashtu siç ishte planifikuar ishte konferenca e përbashkët për shtyp e Anthony Blinken dhe Edi Ramës ku u dhanë mesazhe si për marrëdhënjet shqiptaro-amerikane por dhe në lidhje me konfliktet e rajonit.