-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Blinken/ Berisha drejtuar Ramës: Ju lavdëruan por shqiptarët e dinë që jeni hajdutë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e sotme nuk la pa përmendur vizitën e Sekretarit amerikan Anthony Blinken në Tiranë, si dhe faktin se ky i fundit nuk takoj asnjë përfaqësues të opozitës.

Për Berishën kjo është një shenjë e qartë e një skenari monist nga kryeministri Rama, ku theksoi se koha e gjykimit të tij ka për të ardhur, e gjitha duke u lidhur me aferat korruptive të çështjes McGoningal sipas Berishës.

Ai gjithashtu tha se sot Rama dhe pjesa tjetër vërtet lëvdohen por që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta, duke i quajtur hajdutë.

Pjesë nga fjalimi Berishës:

Shqipëria sot është moniste, Edi Rama dhe Linda e Parlamentit preferuan të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës, të mos shtyjnë seancën dhe të ftojnë Sekretarin e Shtetit t’i adresojë siç ka qenë tradita që nga viti 1991, fjalët e tyre nga parlamenti shqiptar.

Pra, gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist.

Por me këtë rast, dua të theksoj dy momente. Së pari çdo shqiptar duhet ta dijë se nesër për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në Uashington gjykohet shefi i kundërzbulimit të FBI, në një dosje kriminale të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dhe e garantoj Edi Ramën se drejtësia vonon, por nuk të harron!
Dhe mos të qeshë buza se s’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.
Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit