Trajneri i Crystal Palace në Premier League, Roy Hodgson u dërgua në spital këtë të enjte pas këshillave të stafit mjekësor të klubit.
Skuadra e Premier League duhej të anulonte konferencën për shtyp të së enjtes pasi trajneri u sëmur gjatë seancës stërvitore më herët gjatë ditës.
76-vjeçari që prej paradites së sotme është riaftësuar dhe po ecën pa ndihmë dhe po flet me mjekët, raporton The Telegraph , por ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme para se të lërë spitalin.
Ai nuk do të jetë në krye për ndeshjen e së hënës kundër Evertonit dhe asistentët Paddy Mçarthy e Ray Leuington ka të ngjarë të udhëheqin ekipin nga pankina.
Klubi njoftoi gjendjen e tij në një deklaratë të postuar në faqet zyrtare të internetit.