Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Tiranë, si dhe ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit???????? Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, shkruan Balla në një reagim në rrjetet sociale.