-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nderon me një minutë heshtje Navalny: Kaloi disa herë nga vdekja

Kryesoret

Sali Berisha sot në protestën e radhës para mbështetësve të tij ka kërkuar një minutë për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.
“Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Alexei Navalnyt.

Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij.

Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit