-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talat Xhaferri takohet në Mynih me Ramën: Biseduam për 2 evenimente

Kryesoret

Kreu i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë takuar së bashku në Mynih.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhaferi, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot me kryeministrin Rama. Ai e ka quajtur kryeministrin shqiptar “homologun e tij të mirë” ndërsa ka theksuar se së bashku kanë folur për dy evenimete të rëndësishme.

“Në Mynih u takova me mikun dhe homologun tim të mirë, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë,  Edi Rama

Biseduam për dy evenimentet shumë të rëndësishme mikpritës i të cilave do të jetë Tirana: Samiti i EJL- Ukrainë dhe Konferenca në nivel të lartë, e dedikuar për Planin e rritjes të BE-së.

Më gëzon që takimi më 29 shkurt do të paraqesë vazhdim të takimit që u realizua në Shkup më 22 janar, duke e konfirmuar rëndësinë që ia kushtojmë përforcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes rajonale dhe tregut të përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian”,-shkruan Xhaferi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit