-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani përmbys Tiranën, ndeshja mbyllet 2-1

Kryesoret

Partizani ka mundur 2-1 Tiranën në derbin e 173-të në historinë e dy prej skuadrave më të titulluara në vend.

Të kuqtë ngjiten në kuotën e 40 pikëve dhe vendosin bardheblutë në pozita të vështira sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4”. Bardheblutë mbeten në kuotën e 34 pikëve në vendin e katërt, por Dinamo e vendit të pestë ka dy ndeshje më pak për momentin dhe është vetëm 3 pikë larg.

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës u bë mjaft emocionuese, teksa serinë e golave e hapi skuadra e Tiranës pas një kundërsulmi me Abazajn dhe Latifin. Abazaj tentoi portën, por topi i pritur nga portieri Hoxha shkoi te Latifi që nuk fali.

Por, Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të barazoi shifrat me Skukën, pas një penalltie të fituar nga Skuka. Portieri i Tiranës, Abdullahu, gaboi në largimin e një topi në zonë dhe pastaj shkaktoi faull kundër Skukës. Gjyqtari Feratajn nuk pati dyshime dhe akordoi 11-metërsh, të cilin po Skuka e shndërroi në gol.

Në minutën e 42-të ishte sërish Partizani që shënoi duke përmbysur rezultatin me golin e Carës. Në minutën e 68-të Lushkja gjuajti shtyllën, por kaq nuk mjaftoi që Tirana të barazonte, ndonëse u përpoq. Të pranishëm ishin afro 13 mijë tifozë në Arenën Kombëtare. Ndërkaq, ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Teutës dhe Kukësit u mbyll me fitoren minimale të durrsakëve, pas një goli të shënuar nga Peposhi me penallti./ Top Channel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit