Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi gjatë një konflikti plagosi me thikë një 22-vjeçar.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër-Plagosi me (thikë), gjatë një konflikti të çastit një 22 vjeçar, Policia pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.