Ministri i jashtëm Igli Hasani ka bërë një mesazh urimi për Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkruan Hasani.