Qytetare e biznese të Thumanës dhe zonave përreth protestuan serish sot duke kërkuar një hyrje- dalje në autostradën e re Thumane-Kashar.
Qytetaret të mbështetur edhe nga deputetja e opozitës Andia Ulliri dhe struktura te tjera te PD kërkuan nga shteti dhe institucionet përkatëse një shpjegim për tjetërsimet që janë bërë në këtë projekt për mungesën e mbi dhe nënkalimeve etj.
Banorët kërkojnë akses në autostradën që po bëhet e cila përjashton totalisht një rreth prej afro 100.000 banoresh siç është Kruja.
Është e disata herë që protestojnë dhe asnjë reagim nga ana e institucioneve dhe pse mbi 1000 biznese rrezikojnë falimentimin me futjen ne funksion të kësaj autostrade.