-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skënderbeu fiton pastër ndaj Erzenit, Laçi dhe Dinamo ndahen në paqe

Kryesoret

Ditën e sotme Superliga shqiptare e futbollit vijoj me 3 ndeshjet  e radhës të raundit e 24-ër.

Erzeni humbi 0-3 nga Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Në 17:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës skuadra e Vllaznisë pret Egnatian.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni që luan si vendas nuk pati asnjë shans dhe humbi 0-3 me Skënderbeun. Korçarët e Gvozdenovic shënuan që pas tre minutave lojë me Franklin, para se Nikaj të dyfishonte në të shtatën minutë nga penalltia.

Në pjesën e parë Erzeni gaboi me Kahrimanovic, që shpërdoroi nga penalltia. Ishte Alia që kuptoi krahun dhe priti 11 metërshin. Sërish Nikaj për korçarët “vulosi” gjithçka në të 76 minutë me golin e tretë.

Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Të parët në avantazh ishin Blutë e Mehmetit që shënuan me Denisson Silva. Ishte Klinti Qato në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat në të 72 minutë me një kryevepër nga jashtë zone.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit