Ish kryeminsitri, Sali Berisha, gjatë fjalës së sotme ka përshëndetur presidenti Xhorxh Bush për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kur ishte për vizitë në Tiranë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në asnjë rrethanë nuk u tërhoqëm kurrë, përkundrazi bëmë gjithçka në mbështetje që çështja e Kosovës të shndërrohej në çështje në samite ndërkombëtare, në kancelaritë më të mëdha të Europës dhe të botës.
PD mbështeti e palëkundur luftën çlirimtare, me moton ‘një komb, një qëndrim’.
Ne dhamë një ndihmë të pazëvendësueshme shqiptarëve në Kosovë në betejën e tyre.
E vërteta është, pavarësia e Kosovës, e cila qëndron mbi gjakun, sakrificën e dhjetëra, qindra mijëra luftëtarëve të lirisë, shpirtin e pamposhtur, luftërat nga 860 në 990 të qytetarëve të saj, u shpall në Tiranë nga presidenti Xhorxh Bush.
Ndaj dhe unë dua t’i përcjell atij miku të madh të kombit në këtë ditë, përshëndetjet më të zjarrta.
Sikundër dua të shpreh mirënjohjen për Aleancën e Atlantikut të Veriut, vendeve anëtare, presidentit Klinton që udhëhoqi betejën ajrore kundër Millosheviçit.
Miqtë e mi, Kosova vjen në këto 16 vite, vendi më i lirë i rajonit.
Kosova vjen në këto 16 vite, vendi me demokracinë më të konsoliduar, qytetarët e saj votojnë të lirë. Qeveritarët e saj japin llogari para qytetarëve dhe zgjidhen me votën e lirë.