-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francën

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez nuk është “tabu” për Francën, teksa po rriten pakënaqësitë ndërkombëtare me veprimet e Izraelit në territoret palestineze.

Franca dhe Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë kanë mbështetur zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme, por kanë kërkuar që një gjë e tillë të bëhet përmes një marrëveshjeje të negociuar. Me negociatat që kanë ngecur dhe me ofensivën e Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që po thellohet, disa shtete evropiane kanë shprehur mbështetjen që të njohin më shpejt një shtet palistenz.

“Njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francës”, tha Macron, pasi u takua në Paris me mbretin Abdullah të Jordanisë.

“Ua kemi për borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve për një kohë të gjatë janë shkelur. Ua kemi borxh edhe izraelitëve, të cilët kanë jetuar masakrën më të keqe antisemitike të kohës sonë. Ia kemi borxh rajonit që po kërkon të ngrihet ndaj atyre që promovojnë kaos dhe ndjellin hakmarrje”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit