-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani franko-gjerman/ Rama thirrje Kurtit nga Mynihu: Kosova të bëjë pjesën e saj!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga konferenca në Mynih foli edhe për situatën mes Serbisë dhe Kosovës ku theksoi faktin se Serbia e prishi punën jo atë ditë kur ndodhi sulmi në Banjskë, por një ditë më vonë kur presidentit Vuçiç shpalli ditë zie për viktimat.

Ai shtoi se Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes dhe t’ia lë në dorë ndërkombëtarëve se si do të sillen me Serbinë.

Rama shprehet se Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me BE dhe SHBA.

Rama: Serbia e ka prishur punën jo atë dite kur ndodhi Banjska, por një ditë më vonë kur Vuçiç shpalli ditë zie për viktimat.

Nuk duhen harruar objektivat dhe ku duhet të qëndrojë Kosova. Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me BE dhe SHBA, sic ne po negociojmë me BE. Cfarë dua të them?

Ka një plan franko-gjerman që ka gjëra që duhet të bëjnë dy palët. Pse duhet Kosova të shkojë në Bruksel, por të mbajë anën e saj, të nënshkruaj 1,2,3 gjera t’ia dërgojë Lajçak dhe t’i thotë jemi gati të bëjmë gjërat tonë dhe t’i lejë ata të bëjnë punën e tyre. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq, sepse në këtë kontekst nuk ka të bëjë më Kosovën Serbinë, por me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA.

Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon. T’i bëj pjesën tënde. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë gjithë gjërat që bëjmë, por duhet t’i bëjmë për të qenë bashkë në këtë komunitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit