Napoli vazhdon të hedhë hapa fals këtë sezon, një tjetër ndeshje pa fitore ishte ajo e sotmja përballë Genoas sfidë e mbyllur në barazim 1-1 në “Maradona”.
Pjesa e parë pa Kampionët e Italisë të dominonin por pa gjetur golin, menjëherë në të dytën Genoa zhbllokoi menjëherë rezultatin duke gjetur golin në minutën e 47-të.
Pas golit të pësuar Napoli kërkoi thuajse me dëshpërim të rikthehej në ndeshje, shumë goditje drejt portës dhe magjitë e Kvaratskhelias nuk mjaftuan për të rikthyer barazpeshën.
Në minutën e 90-të Ngonge gjeti rrjetën me një kthim të bukur brenda zonës por gjithçka u mbyll në shifrat 1-1.
Të besuarit e Mazzarrit ngelen në vendin e dhjetë në Serie A, me zonën Champions që largohet gjithnjë më shumë.