Premier League hodhi në fushë sot disa ndeshje nga java e 25-të, fillimisht Liverpool mori një fitore bindëse 1-4 përballë Bretford duke vazhduar në krye të kampionatit.
Nuk humbi aspak kohë Arsenali si ndjekësi më i afërt i “the reds” duke i’u përgjigjur me një goleadë.
Përballë Burnley “Topçinjtë” nuk hasën asnjë problem për një fitore në total 0-5, vetëm pak dit pas asaj fitore 0-6 ndaj West Ham.
Një hap i frikshëm nga të besuarit e Artetës që mbajnë vendin e dytë në Premier League me 55 pik.
Tottenham ndërkohë nuk mbajti dot ritmin pozitiv të javëve të fundit, duke marrë një humbje 1-2 në shtëpi përballë Wolves.
Sa i takon Fulham të Armando Brojës, nuk shkuan më shumë se një disfatë 1-2 në shtëpi përballë Aston Villas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ishte pjesë e ekipit, pasi siç njoftoj klubi po kalon një gjendje gripale.