-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rey Manaj ekspert i goditjeve të dënimit, tjetër super gol në Turqi

Kryesoret

Rey Manaj është sulmuesi i cili po tërheq më shumë vëmendje në ligën turke të futbollit. Lojtari ka gjetur golin e 17-të sezonal me ekipin e tij Sivasspor, duke bërë që të jetë ndër emrat që po konsiderohet nga trajneri Sylvinho për në Euro 2024.

Edhe këtë të shtunë 26-vjeçari nuk zhgënjeu, por shënoi golin e 13-të në Superligë. Sivasspori i tij barazoi 1-1 kundër Hatayspor dhe Manajt iu deshën vetëm 18 minuta lojë për të tundur rrjetën.

Lushnjari lëshoi një “predhë” nga goditja e dënimit në hyrje të zonës, me portierin Kardesler që nuk kishte asnjë mundësi për ta ndalur. Gol i radhës dhe shkëlqim për Manajn, që veç 13 golave në elitën turke ka shënuar edhe katër në Kupë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit