-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plasin protesta pas vdekjes së Navalny, arrestohen 110 persona

Kryesoret

Të paktën 110 qytetarë të mbledhur në zona të ndryshme të qyteteve ruse për të nderuar Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta në një burg të Arktikut, janë arrestuar në 24 orët e fundit nga autoritetet ruse. Shifra bëhet e ditur nga një organizatë për të drejtat e njeriut në Rusi.

Navalny, kundërshtari më i fortë politik i presidentit Vladimir Putin, ndërroi jetë dje. Zëdhënësja e tij, Kira Jarmis, konfirmoi vdekjen e tij këtë të dielë dhe kërkoi që trupi i tij të dorëzohej menjëherë pranë familjes së tij.

47-vjeçari vuante dënimin me 19 vjet për “veprim ekstremist”, në kushte mjaft të vështira. Gjatë gjyqeve të tij në muajt e fundit, në të cilat ai mori pjesë përmes video-konferencës, Navalny u shfaq mjaft i dobët.

Sipas Sky News , qytetarët rusë në disa qytete, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburg, ngritën përmendore të improvizuara për kritikun e Moskës në rrugë, ose u mblodhën në vende të tjera për të lënë lule dhe pankarta, të cilat më vonë u hoqën nga oficerët e policisë.

Edhe pse policia lokale nuk ka dhënë shifra zyrtare për personat e arrestuar, prokurorët në Rusi paralajmëruan dje qytetarët që të qëndrojnë larg demonstratave masive në Moskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit