-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Saktësohet identiteti dhe fotoja e shqiptarit të arrestuar në Bolivi

Kryesoret

Është saktësuar identiteti dhe fotografia e shqiptarit të arrestuar në Bolivi në një operacion anti-drogë.

U arrestua edhe i shumëkërkuari nga Brazili, Lourival Máximo da Fonseca. Sipas Ministrisë së Brendshme në Bolivi, shqiptari i arrestuar është Lorenc Hyseni.
Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.

Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave që u vranë në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguajan, një shqiptar dhe një bolivian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit