Uniformat blu kanë reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”, Tiranë.
Nga njoftimi konfirmohet se ka mbetur i plagosur 47-vjeçari, Xhfevahir Kolaveri i cili mësohet se është goditur nga fqinji i tij Amarildo.K, cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, por nuk dihen ende shkaqet. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku është nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” sqaron policia.
Emri/ Plagosje me armë në Tiranë, 47-vjeçari dërgohet me urgjencë tek Trauma