Plot 6 ditë pas zjarrit të rënë në një nga dhomat në urgjencën QSUT, ka pasur sërish alarm për flakë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se disa nga shërbimet do të ofrohen në spitale të tjera, përfshirë Traumën dhe Sanatoriumin.
Njoftimi:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën me dije se si pasojë e një defekti teknik në një nga dhomat e sherbimeve teknike 6 ditë më parë, në katin -1 të godinës së Spitalit Qëndror në QSUT u konstatua tym dhe menjëherë u morën masat për mos përhapjen e tij në ambientet e shërbimit të urgjencës si dhe është bërë sigurimi i pacientëve të shtruar duke e vijuar shërbimin ndaj qytetarëve.
Për të mos cenuar shërbimin e urgjencës për qytetarët për shkak të këtij difekti teknik të ndodhur, bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.
Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Sherbimim neurovaskular QSUT ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.