Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka emëruar zyrtarisht trajnerin e ri. Gjermani Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të pankinës dardane.
57-vjeçari ka siguruar se do të jetojë në Prishtinë për t’i parë nga afër ndeshjet e Superligës, si dhe do të udhëtojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës për të takuar futbollistët e piketuar.
“Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës. Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, që po luan mjaft mirë te Lille dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 përqind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet”, tha mes të tjerash gjermani.