-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blegtorët protestë: “Open Balkan” në kurrizin tonë, tani na jepni sa Serbia

Kryesoret

Protestë. Blegtorët në Jug janë pritur prapë në protestë këtë fundjavë. Përmes një peticioni kanë shtruar kërkesat e tyre për rregullimin e tregut dhe çmimit të qumështit e mishit të gjedhëve.

Kërkojnë investime në veprat ujore si kanale kulluese dhe vaditëse, por dhe rregullimin me ligj të kullotave. Kritikojnë edhe ligjin e subvencionimeve.

Jemi mbledhur përsëri pas dy javësh dhe kemi bërë një peticion për ato pika që i kemi thënë zonjës ministre. Në këtë peticion marrin pjesë fermerët e bashkive të Jugut. Nga ana e ministrisë kërkojmë rigjenerimin e kullotave dimërore që janë jofunksionale.

Kërkojmë me çdo kusht rregullimin e tregut të mishit. Kërkojmë të zbatohet projekti Arab që ngritët me të madhe para dy vitesh, sepse nga ai prodhim mishi që vjen nga jashtë jemi të penalizuar, sepse është i subvencionuar dhe nuk i dihet origjina.

Kërkojmë të shihen me përparësi veprat ujore që janë lënë pas dore. Janë ndërtuar në vitet ‘60 dhe janë të amortizuara.

Subvencionet e blegtorëve të jenë të barabarta me vendet e rajonit, të paktën me Serbinë, që kanë bërë marrëveshjen “Open Balkan” në kurrizin tonë, pa na pyetur fare” thanë disa prej tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit