1 Maji nuk është festë por protestë. Unioni i Sindikatave të Shqipërisë mëngjesin e sotëm zhvilloi një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë.
Me thirrjet “siguri në punë, paga më të larta, jo festë por protestë” qytetarët kishin shumë mesazhe për qeverinë.
“Duam një qeveri për punëtorët, jo për oligarkët. Qeveria po na vendos shkelmin në fyt. Jeta jonë nuk është kosto biznesi.
Ne, kemi kërkojmë statusin e minatorit. Edi Rama mendo për minatorët, jo për oligarkët” thanë disa prej tyre.









