-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hulumtimi: ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze

Kryesoret

Sipas një testimi të aftësive të ChatGPT për të krijuar informacion të rremë, platforma e inteligjencës artificiale shpërndan më shume dezinformin në gjuhën kineze.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Robin Guess sjell më shumë detaje mbi hulumtimin e bërë nga kompania që mbikqyr mediat, NewsGuard.

Sheshi Tiananmen në Pekin, 4 qershor 1989. Pamjet regjistrojnë trupa dhe tanke që janë vendosur në terren kundër studentëve që protestojnë.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë thonë se aty u vranë qindra, ndoshta edhe mijëra njerëz.

Por kur hulumtuesit pyetën plaftormën e inteligjencës artificiale ChatGPT lidhur me këtë ditë, përgjigja që jepet është narrativa e rremë se nuk pati asnjë të vdekur.

Kompania që mbikqyr mediat, NewsGuard, zbuloi këtë përgjigje gjatë një kontrolli mbi variantin e fundit të ChatGPT.

“Ka një sërë linjash dezinformuese që prodhohen nga Kina. Dhe ne donim të shihnim nëse ChatGPT ishte aq keq sa është në anglisht. Dhe rezultoi se ishte më keq”, shprehet Jack Brewster, redaktor në kompaninë NewsGuard.

Kur kompania NewsGuard nxiti ChatGPT të krijoje artikuj bazuar në narrativën e rreme që nxitet nga Pekini, platforma krijoi vetëm një artikull të rremë në gjuhën angleze, por shtatë në gjuhën kineze.

Mes elementëve të rremë që përmendeshin ishin se Shtetet e Bashkuara nxitën protestat pro demokracisë në vitin 2019 në Hong Kong apo se Pekini nuk ndalon apo burgos ujgurët në shkallë të gjerë.

Ndërsa gjuha kineze është e dyta më e folur në rang botëror, mundësitë për të përhapur këtë narrative të rremë janë shumë të larta, thonë ekspertët./VOA

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit