-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Navalnyt? Vuçiç: Ka nxitur zjarr të ri, por nuk jam hetues

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jetë më i vështirë” pas vdekjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny. Megjithatë, udhëheqësi serb hodhi poshtë mundësinë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiç tha për televizionin Prva më 18 shkurt se nuk dëshiron të flasë lidhur me atë se çfarë ndodhi me Navalnyn, që vdiq në një burg në Arktik, sepse ai tha se “unë nuk jam trup hetues”.

“Nuk jam më i mençur se të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve politikë, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do të jetë më i vështirë për ne, nuk kam dyshim”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se vdekja e Navalnyt “ka nxitur një zjarr të ri”, duke shtuar se “është tragjike kur një person i ri humb jetën”.

Autoritetet ruse thanë më 16 shkurt se kritiku i Kremlinit, Navalny, u sëmur dhe humbi vetëdijen pas ecjes në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e tij presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkaq Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve ruse që të kryejnë hetime të besueshme.

Presidenti i Serbisë po ashtu u përgjigj se pse gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih më 16 shkurt, kur u publikua lajmi për vdekjen e Navalnyt, ai nuk duartrokiti kur bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Yulia, mbajti fjalim.

“Papritur, një grua mu ul afër dhe unë nuk e kisha idenë se kush ishte ajo”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit